Ekonomi

Inflacioni sipas Eurostat, rezulton më i ulët se ai zyrtar. Transporti, ndikuesi kryesor

Inflacioni në vend me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit që e mat atë sipas metodës europiane ka rezultuar 6.1% për prillin 2022. Kjo rritje është ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve në grupin e transportit, me 14%, ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 10%. Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji janë rritur me 5%.

Në raport mujor, inflacioni është ndikuar më së shumti nga grupi argëtim dhe kulturë me 2.1%.

IHÇK-ja, po rezulton më e ulët se IÇK-ja, pas shumë kohësh, kur metoda europiane e nxirrte inflacionin me 0.1-0.3% më të lartë. Kjo sepse shporta e produkteve ku Eurostat bazohet për matjet, ka një tjetër përmbajtje nga ajo e Instat dhe dy produkte më pak. Për muajin prill, IÇK-ja që mat inflacionin zyrtar rezultoi 6.2%.

Mesatarja e inflacionit në BE raportohet të jetë rritur në 8.1%. Estonia është vendi më lart kësaj mesatareje, me një inflacion prej 19% në prill, ndërsa Zvicra më poshtë, me një inflacion prej 2.1%.

Shqipëria ndodhet midis Italisë dhe Norvegjisë, me vlera të përafërta inflacioni.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë