Gazeta Si – Çmimi i Madh i Soçit nuk do të zëvendësohet në kalendarin e Formulës 1. Gara në fjalë u anulua në fund të shkurtit, pas pushtimit rus të Ukrainës.

Organizatorët e Botërorit të Formulës 1 kanë bërë të ditur zyrtarisht se Çmimi i Madh i Rusisë nuk do të zëvendësohet me një asnjë pistë tjetër. E anuluar para pak më pak se 3 muajsh, kjo garë ishte programuar për më 25 shtator. Ishte gara e 17-të në kalendarin e Botërorit 2022, që tani është reduktuar në 22 gara.
Pas garës së Moncës Formula 1 do të lërë Europën, për të kaluar në Lindjen e Largët (Singapor dhe Japoni). Pastaj spostohet në Çmimin e Madh të Amerikës e më pas të Meksikës dhe Brazilit. Finalja e madhe, si gjithmonë, në cirkuitet e zakonshme të Yas Marina dhe Abu Dhabi.
Lajmi është pritur mirë nga skuadrat, duke pasur parasysh llogaritë e tyre me buxhetin dhe administrimin e vitit të parë të erës së re.
Formula 1 will race at 22 Grands Prix in 2022#F1 https://t.co/nY6pfUaLvT
— Formula 1 (@F1) May 18, 2022
Vendimi për të mos kërkuar alternativa të tjera për zëvendësimin e garës së Soçit është marrë për arsye të karakterit ekonomik. Mes hipotezave që u diskutuan dhe që tashmë kanë rënë poshtë, ishin një garë e dyfishtë në Singapor, ose një garë në Katar, ku Formula 1 debutoi në 2021-shin.
Gara në Katar, që nga 2023-shi do të jetë në kalendar për 10 vjet, nuk u përfshi në Botërorin aktual për të evituar përplasjet dhe mbivendosjen me Botërorin e futbollit. Për herë të parë në histori Kupa e Botës do zhvillohet në Katar, në fillim të dimrit.
Çmimi i Madh i Losail në fund të shtatorit, përveçse e komplikuar nga ana logjistike, ishte një hipotezë problematike edhe për shkak të temperaturave të larta. Në 2021-shin në këtë pistë u garua në fund të tetorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




