Gazeta Si – Thuajse pas një viti hetimesh, SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për ish-Drejtorin e Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Por duke përfituar nga pranimi i gjykimit të shkurtuar, dënimi parashikohet t’i ulet në 1 vit e 8 muaj burg.
Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai dyshohet se ka abuzuar me një tender me vlerë rreth 87 milionë Lekë për hapjen e kanalit RTSH Agro.
Po ashtu të pandehur janë marrë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për të cilët SPAK kërkoi 12 muaj burg
Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit tetor 2021, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.
Në dosjen e SPAK, thuhet se Gëllçi keqmenaxhoi fondet në zbatimin e një kontrate që nuk u zbatua brenda afatit 45 ditor.
Prokuroria thekson se ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH-së se ka kryer një procedurë tenderimi dy vjet përpara fillimit të funksionimit të kanalit. Prokurorimi për blerjen e pajisjeve është bërë që në tetor të 2018-ës.
Sipas SPAK, blerjet e pajisjeve janë kryen pa u marrë miratimi nga AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.