Menaxhim

Terra shiti 3 mld dollarë Bitcoin për të stabilizuar tregun, por përsëri dështoi

Investitorët duan të gjejnë se çfarë i ndodhi 3 mld dollarëve vlerë në Bitcoin që u ble nga firma Terra që të stabilizonte kriptomonedhën e saj. Ata tani e kanë marrë përgjigjen.

Luna Foundation Guard, një fondacion i krijuar nga Do Kwon, tha se pothuajse e gjithë vlera e Bitcoin që ata kishin rezervë është shpenzuar, me synimin për të shpëtuar Terra-n.

Fondacioni kishte mbledhur një total prej 80.000 Bitcoin, që vlenin rreth 3 mld dollarë vetëm javën e shkuar. Kwon kishte thënë më herët se do ta përdorte në rast se stablecoin, kriptomonedha me vlerë të fiksuar, Terra, përballej me ndonjë goditje të rëndë.

Kjo ishte rezerva e fundit për të shpëtuar të dhe nuk ja doli.

“Problemi i madh është se kur përballesh me një stablecoin, të mbështetur pjesërisht nga një kolateral i fortë, siç është Bitcoin, ai do të jetë më i vlefshëm për investitorët”,-tha Frances Coppola, një ekonomist i pavarur. /CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë