Ana e errët

‘Pse ma more topin?’. Përleshje mes të miturve në shkollë, njëri prej tyre e qëlloi shokun me mjet prerës

Dy të mitur në shkollën "Kolë Jakova" janë përleshur me njëri-tjetrin për një lojë, derisa njëri prej tyre nxorri një mjet prerës dhe e qëlloi bashkëmoshatarin në të dyja krahët.

Burimet e sigurta policore të Gazetasi.al treguan se 15 vjeçarët nuk e gjetën gjuhën në oborrin e shkollës teksa i plagosuri me inicialet M. L mësohet të ketë thënë se shokët që e sulmuan nuk ishin në një klasë me të, por në një klasë paralele të së njëjtës shkollë.

"Bashkë jemi shokë prej 3 vitesh  dhe kur hyri K. në fushë ne e lejuam të luajë me top”, rrëfejnë dy të miturit në prani të psikologut, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur.

“E lejuam të lozë dhe kur mbaruam mësimin ja kërkuam që ta merrnim pas, por ai nuk pranoi”.

“I thashë,- deklaron në polici i mituri : ej po si na i more ashtu topin e nuk na le të luajmë?”

Por K është shprehur menjëherë pas kësaj pyetjeje: “Se jam gangster ndaj e mora”.

 Në këtë moment ata janë konfrontuar thotë policia për Gazetasi.al derisa i mituri M.L mbeti i plagosur. Policia shton për Gazetasi.al se për përleshjen në shkollë, veçse u mor dëshmia fëmijës, janë pyetur edhe mësuesit dhe drejtoresha e shkollës.

 Gjithashtu është bllokuar edhe kamera e sigurisë thotë policia që po i heton të miturit për armëmbajtje dhe për plagosje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë