Gazeta Si – Vazhdon mallkimi për Sharl Leklerk në cirkuitin e shtëpisë, në Montekarlo. Ai është përplasur me makinën historike të Miki Laudës.
Piloti francez është përplasur me murin në Rascasse, duke shkatërruar pjesën e pasme të makinës ikonike ‘312 B3-74’. Një makinë që i përkiste ish-pilotit të njohur Niki Lauda dhe Clay Regazzoni.

“Kur je më i pafati në Monako dhe të lënë frenat në Rascasse, me një nga Ferrarit historike të Formulës 1”, – ka shkruar piloti francez në rrjetet socliale. Ferraristi ka sjellë në vëmendje atë që ndodhi vitin e kaluar pikërisht në Montekarlo.
Kujtojmë që vitin e kaluar Leklerk duhej ta fillonte garën i pari, pas ‘pole position’ që kishte zënë. Por piloti francez ishte vërtet pa fat, sepse pak minuta para garës makina e tij pati probleme dhe ai u tërhoq.
Leklerk e ka nisur mirë këtë Botëror të Formulës 1. Ai është një nga kandidatët kryesorë, që duket se do të rivalizojë me kampionin Vershtapen për titullin botëror. Dy garat e fundit i ka fituar holandezi, por Leklerk ka treguar se është në gjendje ta rivalizojë.

Incidenti i fundit ishte pa pasoja për Leklerk. Nuk ishte një garë, por francezi ka shprehur keqardhjen për prishjen e makinës historike.
Gara e radhës në Formulën 1 është në Barcelonë, më 22 maj. Pas 5 garave të para, piloti francez kryeson renditjen e pilotëve me 104 pikë, i ndjekur nga Vershtapen me 85. Leklerk ka fituar 2 gara, kurse holandezi 3.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




