Gazeta Si – Janë 1000 fitore tashmë në karrierën e Novak Gjokoviç. Numri 1 në botë mundi Rud në gjysmëfinalen e turneut të Romës dhe në finale do përballet me Tsitsipas. Finalja e femrave do të jetë Shviatek-Jabeur.
Novak Djokoviç e mbylli ndeshjen në dy sete. Ai triumfoi ndaj Kasper Rud dhe siguroi finalen, por vuajti pak gjatë ndeshjes. Serbi pati pak probleme përballë paraqitjes shumë të mirë të norvegjezit, që gjithsesi nuk mjaftoi.
Numri 1 në botë arriti një fitore jubilare, atë numër 1000 në karrierë. Tani ëndrra e Gjokoviç është të fitojë trofeun e 6-të në Romë. Rezultati 6-4, 6-3 i dhuroi ‘Noles’ një tjetër finale në karrierën e tij të jashtëzkonshme. Tani radhën e ka Tsitsipas.
A tasty celebration for Djokovic 😋🎂@DjokerNole | @InteBNLdItalia | #IBI22 pic.twitter.com/P8rj7LGQHB
— ATP Tour (@atptour) May 14, 2022
Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë, arriti një fitore me përmbysje ndaj Aleksander Zverev. Greku kaloi në finale me rezultatin 4-6, 6-3, 6-3. Është finalja e parë për të në turneun italian.
Tenisti gjerman e nisi më mirë ndeshjen, por me kalimin e kohës e humbi besimin. Tsitsipas e shfrytëzoi mjat mirë këtë gjë për të fituar setin e dytë dhe të tretë dhe për ta mbyllur me fitore ndeshjen.
Te femrat vazhdon të impresionojë Iga Shviatek. Numri 1 në botë arriti një fitore të pastër ndaj bjelloruses Arina Sabalenka, me rezultatin 6-2, 6-1. Nedshja zgjati një orë e 16 minuta.
Polakja zgjat kështu serinë e fitoreve radhazi në 27, duke barazuar një yll të tenisit botëror, si Serena Uilliams. Amerikania arriti po kaq fitore në periudhën 2014-2015.
Shviatek, e cila e fitoi turneun e Romës sezonin e kaluar, tani do të ndeshet në finale me Ons Jabeur. Tenistja tuniziane mundi 6-4, 1-6, 7-5 ruen Darja Kasatkina në gjysmëfinale. Polakja konsiderohet favorite për trofeun.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



