Ekonomia shqiptare do të rritet nën mesataren e Ballkanit Perëndimor për 2022 dhe për 2023-n. Ky është parashikimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
BERZh ka përditësuar parashikimin pas të dhënave dhe analizave më të detajuara në lidhje me ndikimet e luftës në Ukrainë në vendet e rajonit.
Sipas këtij përditësimi, ekonomia shqiptare do të rritet me 3 për qind në 2022, 0.3 për qind më pak se parashikimi që banka bëri në muajin mars.
BERZh parashikon që në 2023-n, ekonomia shqiptare të zgjerohet me 3.3 për qind. Rishikimi me ulje i parashikimeve është ndikuar nga goditja që ekonomitë po marrin nga lufta në Ukrainë, me rritje të përgjithshme çmimesh, sidomos të energjisë.
Rritja ekonomike mesatare e Ballkanit Perëndimor parashikohet 3.2 për qind për 2022 dhe 3.6 për qind në 2023.
Sipas BERZh, rritjen më të madhe ekonomike këtë vit dhe vitin e ardhshëm në Ballkanin Perëndimor do të ketë Kosova me 4 për qind, ndjekur nga Mali i Zi me 3.7 për qind në 2022 dhe 4.5 për qind në 2023-n. Serbia parashikohet që të ketë një rritje 3.3 për qind këtë vit dhe 4 për qind vitin e ardhshëm, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnja parashikohet të rriten me 3 për qind për të dyja vitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.