Politike

Luçiano Boçi: Alibeaj po legjitimon talljen e Ramës për Presidentin

Nënkryetari i grupit parlamentar, Luçiano Boçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit tha përmes një deklarimi për mediat se Alibeaj nuk ka tagrin e palës në negociata me Presidentin dhe se procesi që ai po ndjek është ilegjitim.    

“Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton Këshilli Kombëtardhe grupin e negociatave e përcakton Komisioni i Rithemelimit.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e radhës”, tha Boçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë