Motosport

Ferrari niset i pari në Majemi me Leklerk, makinat Red Bull në rresht të dytë

Gazeta Si – Një Ferrari i jashtëzkonshëm në kualifikueset e Çmimit të Madh Të Majemit. Sharl Leklerk ka zënë ‘pole position’, përpara shokut të skuadrës Karlos Sainz. Në këtë garë Ferrari do të kërkojë revanshin pas fundjavës pa fat të Imolas, ndërsa dy makinat Red Bull do të nisen nga rreshti i dytë, me Maks Vershtapen në vend të 3-të dhe Serxhio Perez në vend të 4-t.

Një vend i 5-të shumë i mirë për Valteri Botas me Alfa Romeon, që do të niset përpara Mercedesit të Ljuis Hemilton. Anglezi duket se ka dhënë shenja zgjimi në këto kualifikuese, edhe pse Mercedesi vazhdon të ketë probleme, pasi Xhorxh Rasëll doli në Q2. Dhjetëshen e pilotëve që do të nisen të parët sot në Mejmi e mbyllin Gasli, Norris, Tsunoda dhe Stroll.

Pas atij zhgënjimi të madh në Imola, dy pilotët e Ferrarit ishin perfektë në kualifikuese dhe shpresohet që po kështu të jenë edhe në garë. Vershtapen provoi të qëndronte para të tjerëve dhe ia doli në tentativën e parë, por në fund edhe ai ngriti flamurin e bardhë. Leklerk dhe Sainz përmirësuan kohën e tyre dhe zunë dy vendet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë