Ekonomi

Ekonomisti i Bankës Europiane, Panetta: Europa, ‘de facto’ në një stagnacion ekonomik

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane, Fabio Panetta, tha se ekonomia ka ngecur dhe po vazhdon të përballet me kosto të larta.

Panetta i tha gazetës “La Stampa” se ekonomia e rajonit, është de facto në stagnacion (inflacioni rritet dhe ekonomia bie).

“BQE po përballet me zgjedhje të vështira, pasi një shtrëngim monetar që synon frenimin e inflacionit do të përfundojë duke penguar rritjen që tashmë është duke u zbehur”, -tha Panetta.

Ai tha se ekonomia po ndikohet nga faktorë ndërkombëtarë dhe se inflacioni nuk mund të ulet pa krijuar kosto të tjera të larta.

Anëtarët më të mëdhenj të Eurozonës po vuajnë.

Kërkesa e prodhimeve industriale gjermane ra në Mars, duke errësuar të ardhmen e ekonomisë më të madhe të Europës.

“Do të ishte e pamatur të veprosh “pa parë fillimisht shifrat e PBB-së për tremujorin e dytë dhe të diskutosh masat e mëtejshme pa ditur se si mund të zhvillohet ekonomia gjatë muajit në vijim”,-tha Panetta./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë