Gazeta Si – Boris Beker rrezikonte deri në 7 vjet burg, por u dënua me 2 vjet e gjysmë. Një nga ikonat e tenisit botëror, kampion i 6 Slam-eve, është dënuar nga gjykata e Southwark për mashtrim, për një falimentim fals.
Më 8 prill gjermani u shpall fajtor nga trupi gjykues, kurse sot gjykata ka dhënë dënimin për 30 muaj heqje lirie. Boris Beker e ka pritur sentencën i veshur me kostum dhe me kravatën si kampion i Uimbëlldonit. Ai ndodhet në burg tashmë për të bërë gjysmën e dënimit, ndërsa për gjysmën tjetër do të jetë gjysmë i lirë.
“Është për veçuar, – ka thënë gjykatësja Deborah Taylor, teksa lexonte sentencën, – se si ju nuk e keni pranuar fajin dhe nuk jeni penduar. Është një mungesë totale përulësie nga ana juaj”.

Në mëngjes Beker kaloi pak kohë me djalin e tij Noah, pastaj bëri pak pazar dhe në fund bleu edhe një tufë me lule, me shumë mundësi shoqen e tij Lilian de Carvalho, e cila nuk e la kurrë vetëm gjatë procesit gjyqësor. Pas sentencës ajo e përshëndeti Borisin me një puthje nga larg, kurse djali i dha çantën me sendet personale.
Beker u dënua, pasi kishte transferuar sasi të mëdha parash nga llogaria e tij e punës, duke mos deklaruar një vilë që kishte në pronësi në Gjermani dhe duke fshehur 900 mijë euro borxhe dhe aksione të një kompanie teknologjike. Borxhi total i Beker kap shifrën e 3 milionë eurove.
Ish-tenisti kishte pranuar se ndihej i turpëruar kur kishte deklaruar falimentimin. Ai ishte shprehur gjithashtu se jeta e tij ishte shumë e shtrenjtë dhe mbi të gjitha i ishte dashur të shpenzonte shumë për dirvorcin nga gruaja e parë për mbajtjen e 4 fëmijëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



