Lajme

Bordi rrit me 10 lekë naftën dhe benzinën. Edhe për shumicën

Nafta me pakicë do të tregtohet 243 lekë/litër duke u rritur me 10 lekë. Ky ishte vendimi i bordit të Transparencës, për të premten e 29 prillit e deri në një mbledhje të ardhshme.

Me 10 lekë është rritur dhe benzina, në 223 lekë/litër, ndërsa gazi 106 lekë/litër, me 2 lekë rritje.

Për të njëjtat data, nafta me shumicë do të shitet 231 lekë/litër, po 10 lekë më shumë. Po ashtu edhe benzina, me 211 lekë/litër.  Gazi me shumicë do të tregtohet 94 lekë/litër.

Sipas, Bordit, këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Vendimi hyn në fuqi në orën 18:00 të së premtes dhe  në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë