Motosport

Formula 1, propozohet dyfishimi i garave Sprint për Botërorin 2023

Gjatë mbledhjes së fundit në Londër të ‘F1 Commission’ janë bërë disa propozime, që tashmë duhet të miratohen nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Një nga propozimet është edhe shtimi i mundshëm i numrit të garave Sprint të së shtunës. Në mbledhjen e dytë për këtë vit, Formula 1 dhe skuadrat e Botërorit janë shprehur pro dyfishimit të garave Sprint në vitin 2023, duke kaluar nga 3 që janë këtë vit, në 6.

Në komunikatën që përmbledh argumentet e diskutuara dhe propozimet e marra, FIA ka dhënë parimisht ‘ok’-in në favor të shtimit të garave Sprint, por për një vendim zyrtar duhet edhe një vlerësim më i thellë i çështjes, që ka të bëjë më shumë me impaktin e personelit të impenjuar në gara dhe atij të skuadrave në veçanti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë