Motosport

Dopietë Red Bull në Imola! Vershtapen dominon garën, Leklerk përplaset me barrierat

Gazeta si – Çmimi i Madh i Imolës shkon për kampionin në fuqi, Maks Vershtapen. Holandezi ka dominuar garën e katërt të Botërorit 2022, ku skuderia Red Bull ka bërë dopietë, teksa në vend të dytë ka dalë Perez, ndërsa Norris kompleton treshen e podit.

Ishte një ditë e bukur për Red Bull-n dhe një ditë e errët për Ferrarin: Sharl Leklerk është përplasur me barrierat dhe pas rikthimit në pistë nuk ka mundur të shkojë më shumë se vendi i 6-të.

Francezi gaboi afër fundit të garës dhe u detyrua të kthehej në bokse për të ndërruar një pjesë të makinës. Gara e Karlos Sainz zgjati vetëm disa qindra metra, pas një kontakti me Daniel Riçardon që në xhiron e parë.

Vershtapen e ka dominuar në fakt garën e Emilia Romanjas, që nga nga ‘pole position’. Ai e kaloi finishin para shokut të skuadrës, Serxhio Perez, duke rikuperuar pikë të rëndësishme ndaj rivalit Leklerk.

Mercedesi mund të ngushëllohet me vendin e katërt të Xhorxh Rasëll, ndërsa Ljuis Hemilton vazhdon të qëndrojë në hije. Vendi i 14-të për anglezin që nuk po arrin të kthehet si në kohët e arta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë