Motosport

Ferrari një bishë nën shi, por i pari në garën Sprint do të niset kampioni Vershtapen

Gazeta Si – Sharl Leklerk ishte në majë të klasifikimit të turnit të vetëm të provave të lira të së premtes në Imola. Francezi zuri vendin e parë, me 877 të mijëtat më mirë se shoku i skuadrës, Karlos Sainz. Ferrari ishte vërtet një bishë në asfaltin e lagur. Ishte vërtet një tregues superioriteti për dy makinat Ferrari.

Por i pari në garën sprint të së shtunës do të niset kampioni në fuqi, Maks Vershtapen, i cili ka regjistruar kohën më të mirë në kualifikueset e pasdites. Piloti holandez ishte 770 të mijëtat para Leklerk. Në rreshtin e dytë do të nisen Lando Norris me MekLaren dhe Kevin Magnusen me Has.

Vershtapen gjate provave te lira. Gazeta Si, 22 prill 2022

Për Mercedesin ka rezultuar një ‘vrimë në ujë’ edhe pista e Imolas sa u takon provave të lira, por edhe kualifikueseve. Skuderia gjermane duket në rënie të lirë në këtë fillim të sezonit. Rasëll do të niset nga vendi i 11-të, kurse Ljuis Hemilton nga vendi i 13-të.

Nuk ka munguar entuziazmi i tifozëve në Imola, edhe pse në një mot si në vjeshtë. Mendoi Ferrari për të nxehur tifozët e tij me një performancë të shkëlqyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë