Gazeta Si – Pas 4 vitesh nga arratia dhe shmangie të drejtësisë, ish-shefi i Postës në Dhërmi, Sokol Bode, u dënua nga Gjykata e Posaçme me 12 vite burg në mungesë.
Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish-ministrin Tahiri dhe ish-drejtuesin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ndryshe nga këta të fundit të dënuar për “Shpërdorim detyre”, u gjet fajtor për trafik narkotikësh dhe grup kriminal, si bashkëpunëtor i grupit të ashtuquajtur i Habilajve.
Për të njëjtat akuza disa muaj më parë u gjet fajtor edhe ish-shefi i Krimeve në Policinë e Vlorë, Gjergji Kohila.
Kohila e Bode sipas Gjykatës kanë mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me anëtarë të grupit kriminal në Vlorë duke i lehtësuar atyre kultivimin dhe trafikun e sasive të mëdha të kanabisit në Itali.
Një vit më parë, Gjykata e Posaçme dënoi gjithashtu me 37 vite burg në total 5 anëtarë të grupit Habilaj, mes tyre edhe Moisi Habilajn.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.