Nga gazeta ‘Si“-Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personave i ka lindur e drejta të propozojë që vendimet e tij të kenë fuqinë e një titulli ekzekutiv. Ky propozim është pjesë e projektligjit që detajon kompetencat e Komisionerit për të drejtën e informit.
Akses tek dokumentat shtetërore sekret
Aty parashikohet që Komisioneri duhet të të njihet dhe të ketë akses në informacionin dhe dokumentet, duke përfshirë edhe informacionet e klasifikuara “sekret shtetëror”.
Në këto raste, ai është i detyruar të respektojë kërkesat për ruajtjen e “sekretit shtetëror”. Komisioneri do të ketë të drejtën t’i kërkojë, autoriteteve të fillojnë një procedurë deklasifikimi, rast pas rasti. Projektligji parashikon edhe të drejtën e Komisionerit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.
Vendimet e komisionerit si titull ekzekutiv
Një nga propozimet e rëndësishme është që vendimet e Komisionerit për dhënie informacioni të trajtohen dhe njohin ligjërisht si titull ekzekutiv, kur kalon afati i përcaktuar në vendim.
“Në këtë rast, vendimi mund vihet në ekzekutim nga kërkuesi në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile. Nëse Komisioneri gjykon se refuzimi i një institucioni është bërë në shkelje të ligjit, Komisioneri dhe kërkuesi i informacionit ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit të detyrueshëm të vendimit” thuhet në shpjegimin e projekligjit.
Bord Këshillimor
Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Bordit Këshillimor. Ai reakomandon dhe mbështet Komisionerin për zbatimin sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës të ligjit.
Sipas projektligjit të propozuar, Bordi Këshillimor drejtohet nga Komisioneri. Do ketë në përbërje të tij 2 anëtarë nga fusha akademike, 1 anëtar nga institucionet qëndrore, 1 anëtar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe 2 anëtarë nga organizatat e shoqërisë civile.
Projektligji parashikon gjithashtu edhe gjoba kur refuzohet dhënia e informacionit dhe është shkelur ligji..
Vetëm vitin e kaluar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit mori 992 ankesa për mosdhënie informacioni apo dokumentacioni. Ka rritje me 39% krahasuar me një vit më parë. Në pjesën më të madhe të rasteve, pothuajse 700 gjithsej, Komisioneri iu ka dhënë të drejtë këtyre ankesave dhe ka bërë të mundur sigurimin e informacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




