Nga gazeta “Si“-Krahasimi i shpenzimeve publike të kryera nga qeveria përgjatë viteve 2017-2019 nuk të entuziasmon, aspak. Përkundrazi në këto 5 vitet e fundit, qytetarët mund të shikojnë se sa me ritmin e breshkës këto para shtohen. Kur ka, rritja është anemike dhe mjaft e paqëndrueshme siç ka rritje të pakuptueshme dhe rënie sërisht të pakuptueshme veçanërisht në dy vitet e pandemisë.
Sidomos gjatë kohës së pandemisë kur qytetarët kishin më shumë nevojë për kujdes social dhe shëndetësor, shifrat nuk kanë qenë aq sa ata ta ndihenin se vëmendja e qeverisë ndaj tyre iu ishte rritur ndjeshëm. Për çudi e ndienë ushtarët?! Rritja e mbështetjes buxhetore për mbrojtjen, kundrejt PPB-së ishte më e madhe sesa ndaj shëndetit dhe arsimit .
Gazeta “Si’ sjell në të njëjtën njësi matëse 10 grafikë domethënës prej të cilëve mund të lexojmë qeverisjen përmes shifrave që ajo haxhon për qytetarët e saj. Të krahasuara me PPB-në shifrat nuk e mbështesin dot reklamën e qeverisë e cila si truk përdor shpesh vlerën absolute . (Për vitin 2021 është përdorur PPB e parashikuar).
Shërbimet e Përgjithshme Publike, në pandemi sa në 2019-ën
Shpenzimet publike për shërbimet e përgjithshme përgjatë 2017-2021 nuk kanë qenë më të larta se 4për qind të PPB-së. Asnjëherë më shumë. dhe në vitet e mira me rritje ekonomike, ky raport ka qenë më i ulët sesa dy vitet e pandemisë

Mbrojtja rritje në kohë pandemie?!
Shpenzimet faktike për mbrojtjen në shumicën e herëve nuk kanë qenë asnjëherë më shumë se 1 përqind e PPB-së. Edhe në vitet kur ka pasur rritje të këtyre shpenzimeve ajo ka qenë fare minimaliste, me rreth 0.1 pikë përqindje. I çuditshëm është fakti që në vitin e parë të pandemisë dhe karanatinës qeveria ka kryer shpenzimet më të larta për mbrojtjen. Ato gati u dyfishuan. Për t’u rritur në raport PBB-je, deri në 1.9%. Pritet që edhe për 2021-shin, vlera ndaj PBB-së të ulet në 0.7% duke zbritur në trendin e ulët e të zakonshëm qeverisës.

Rendi dhe Siguria Publike rritje fare mikroskopike
Rendi dhe siguria publike ka pasur shpenzime në rritje gjatë 5-vjeçarit duke nisur nga 1.7% të PBB-së në 2017-n. 1.7% në 2018-n, 1.8% në 2019-n dhe 1.9% në 2020-n. Për vitin 2021 parashikohen shpenzime 1.9%. Por siç mund ta vini re, rritja ështe njësoj vetëm 0.1 përqind kundrejt rritjes së krimeve të reja, krimit kibernetik, pastrimi i parave, shtëpitë e hashashit, laboratorët e kriptomonedhave, krimi i rrugës etj. Kjo qasje buxhetore garanton vetëm stagnacion.

Çështjet ekonomike në rritje?!
Shpenzimet publike mbi çështjet ekonomike në 2017-n ishin sa 3.4% e PBB-së së atij viti. Një vit më vonë u ulën në 3%. Ulja vazhdoi edhe gjatë 2019-s, në 2.9%, por u rrit në 2020-n, duke arritur 3.6% . Për 2021-shin pritet që këto shpenzime të jenë rritur në 4% të PBB-së.

Sa pak shpenzime për mjedisin?
Mbrojtja e mjedisit, merr fiancime më pak se çdo fuksnion tjetër . Në 2017-ën ishin sa sa 0.2% e PBB-së. U përgjysmuan një vit më vonë në 0.08%. Për vitin 2019 shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit u rritën përsëri sa 0.2% e PBB-së së dhe për 2020-n në 0.3%. Në 2021-shin pritet të raportohet përsëri po aq shpenzime. Nëse këtu përfshihen edhe faturat e harxhuara e të kripura për inceneratorët atëherë financimet për mbrojtjen e mjedisin tejet të ndotur shqiptar janë sa për të mos lenë me zero vendin bosh në tabelën e buxhetit dhe për të paguar administratën.

Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit sa vështirë të shikosh rritjen
Në 2017-n janë shpenzuar sa 2.4% të PBB-së. Njësoj dhe në 2018-n. Në vitin 2019, shpenzimet për të ranë në 2.1% dhe u rritën në 2019-n 3.1%. Për vitin e shkuar, priten të faktohen shpenzimet 3.3% në raport me Produktin Bruto. Por kjo shifër mbetet për tu parë sepse për shak të krizës së çmimeve dhe luftës në Ukrainë, qeveria ka shpallur ulje të investimeve.

Shëndetësia, shpenzimet e qeverisë për pandminë po aq sa pa u shfaqur covid
Rreth 2.9% e PBB-së në 2017-n kanë qenë shpenzimet publike për shëndetësinë. Njësoj edhe në 2018-n. Në vitin 2019 shpenzimet u rritën vetëm me 0.1 pikë për qindje. Në 2020-n shtesa ka qenë po kaq. Edhe pse ishte viti i vështirë dhe viti i parë i apndmisë mesa duket shpenzimet e qeverisë nuk kapërcyen mbështetjen buxhetore tradicionale në vite. Ndërkohë që në vitin e dytë të paqendemisë shpenzimet priten të bien sërisht në 3% e GDP-së.

Argëtimi, kultura dhe çështjet fetare, asnjë shpenzim më shumë në vite
Shpenzimet publike për argëtimin, kulturën dhe çështjet fetare në vitin 2017 ishin sa 0.4% e PBB-së dhe njëjtë për tre vitet e mëvonshme, përfshirë parashikimin e 2021-shit. Edhe pse gati u bllokua plotësisht jeta kulturore dhe argëtimi gjatë karantinës, çuditesh kur shikon sesi mbështetja e qeverisë për këto funksione është po njësoj si në vitet e tjera dhe me të mira ekomomikisht.

Vend numëro me arsimin
Shpenzimet dedikuar arsimit në 2021 priten të jenë po aq sa në 2017-ën. Janë jenë më të ulta se çdo vit tjetër pasardhës . Rritja më e madhe është në 2019 por ra në 2020 kur nisi pandemia ndoshta dhe për shkak të mësimit online. Por në vitin e dytë të pandemisë kur nxënësit u kthyen në shkolla fondet sërisht ranë?!

Varfëria në 2021 më pak para
Përtej retorikës politike shpenzimet për mbrotjen sociale të qeverisë nuk kanë qenë në përmasat e deklaratave. Në fillim të pandemisë rritja e shenzimeve ka qenë vetëm me 1.4 pikë të PPB-së. Mbështetja buxhetore më e ulët ka qenë në vitin 2018 dhe më e larta në 2020, por vetëm 10.8 % të PPb-së. Shifrat premtojnë se do të jenë më të ulta në 2021.

Mbëshetja me para e shpenzimet publike në Shqipërië është ndër më të ulëtat në Europë. Ato zënë zënë 29.3% të PBB-së, kur mesatarja europiane është 46.6%, për vitin 2019 (publikimi i fundit nga Eurostat).
Në vendet Europiane, në 2019-n, mesatarja e shpenzimeve publike për Frymë (sipas funksioneve) është total 12.684 Euro. Në Shqipëri shteti harxhon për frymë nëntë herë më pak dhe vetëm 1.407 Euro në Shpenzime Buxhetore.
Shifrën më të lartë për frymë, Shqipëria e ka në mbrojtjen sociale, në 455 euro, por mesatarja e Europës arrin në 5.256 euro për frymë.
Shifrën më të ulët të shpenzimeve, vendi jonë ia dedikon mjedisit me vetëm 9 euro për frymë, ndërkohë që vendet europiane shpenzojnë 241 euro për frymë për mjedisin.
Në Shqipëri gjatë vitit 2019, janë shpenzuar 146 euro për frymë, mbi kujdesin shëndetësor. Shifër që në vendet e Europës shkon pothuajse 2.000 euro për frymë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



