Motosport

Leklerk viktimë e ‘skifterëve’, i vjedhin orën Rolex teksa bënte foto me tifozët

Gazeta Si – Një aventurë të pakëndshme ka kaluar piloti i Ferrarit, Sharl Leklerk, i cili udhëheq Botërorin 2022. Gjatë natës së Pashkëve, në lagjen Darsena në Viarexho, teksa ndodhej në shoqërinë e disa miqve dhe përgatitësit të tij atletik, Andrea Ferrari, piloti francez ishte viktimë e një vjedhjeje spektakolare.

Leklerkut i është zhdukur pa kuptuar ora ‘Rolex’ e një versioni të limituar, me vlerë disa qindra mijëra euro, siç bën me dije shtypi italian. Duket se ka qenë një plan i organizuar mirë nga ‘skifterët’ e zonës.

Leklerk shijon fitoren në Melburn. Gazeta Si, 19 prill 2022

Lideri i Botërorit 2022 në Formula 1, ishte duke bërë foto me tifozët e Ferrarit, të cilët e kishin njohur dhe ishin afruar për ta takuar francezin. Në atë moment është zhdukur ora me vlerë të madhe. Ende nuk janë identifikuar autorët dhe për këtë ngjarje po hetojnë karabinierët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë