Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për çiftin e të rinjve të akuzuar për pengmarrjen e 31-vjeçarit Ermil Sorra.
Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçaku, të dy 37 vjeç, do qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.
Ata u arrestuan 4 ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se morën peng dhe dhunuan fizikisht Ermil Sorrën.
Shkak për këtë ngjarje u bë një borxh prej rreth 20 mijë eurosh që dyshohet se 31-vjeçari i kishte marrë mikeshës së tij Çezma.
Por gjatë dëshmisë së tij këtë të martë në gjykatë, Sorra ka pretenduar se ishte pikërisht mikesha e tij ajo që i kishte borxh një shumë prej 30 mijë eurosh...
Më herët, ai i kishte thënë asaj se ishte i prekur nga kanceri dhe i duheshin paratë për t’u kuruar. Përpjekjet e herë pas hershme të vajzës për t’i kthyer paratë, kishin rezultuar të kota.
Në fund ajo vendosi të përgatisë një plan për të marrë atë që i takonte. Çezma kërkoi ndihmën e të fejuarit të saj dhe 30-vjeçarit Sulltan Piraci. Ky i fundit nuk është arrestuar ende nga policia dhe vijon të jetë në kërkim.
Të tre e morën Sorrën në Kashar në një makinë dhe më pas e dërguan në shtëpinë e 37-vjeçares, ku e mbajtën peng për disa orë, duke e dhunuar.
Gjithçka u përmbyll me arrestimin e çiftit, që përballet tashmë me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.