Nga Gazeta Si – Leonardo Da Vinçi ishte një gjeni i Rilindjes. Përveç pikturës së Mona Lizës, ai shpiku shumë makina veçanërisht largpamëse.
Leonardo da Vinçi, një gjeni artistik, një pionier i kërkimit mjekësor dhe kumbari i teknologjisë: ai ishte me të vërtetë njeriu më i madh i Rilindjes. Ai ka lindur më 15 prill 1452. Ishte qindra vjet përpara kohës së tij me idetë dhe ambiciet e tij teknologjike.
Përveç Mona Lizës, ne e kujtojmë atë për vizatimin figurativ. Ai bëri projektet e disa prej inovacioneve më të rëndësishme në histori në inxhinierinë mekanike. Këtu janë disa shembuj vërtet mbresëlënës.

Makinë fluturuese me krahë (aeroplani)
Leonardo da Vinçi konsiderohet gjerësisht si inxhinieri i parë i kredituar me projektimin e fluturimit me energji njerëzore. Zbulimet e bëra gjatë prerjes së krahëve të zogjve janë evidente në vizatimet e Ornithopterit (një pajisje që fluturon duke përplasur krahët). Ndikimi i modeleve të tij është qartë i dukshëm në të gjitha projektet e fluturimit për 400 vitet e ardhshme.
Pajisje zhytjeje
As qielli dhe as deti nuk dinin kufij për Leonardon – ai gjithashtu prodhoi vizatimet për kostumin e parë të zhytjes. I konceptuar në Venecia si një armë për të goditur anijet pushtuese, projekti i Leonardo da Vinçit i shekullit të 15-të përbëhej nga shufra lëkure dhe tuba të ngjitura në një maskë për fytyrën. Ai mbështetej nga unaza çeliku për t’i rezistuar presionit të ujit. Konstruksioni i kostumit ka ngjashmëri të dukshme me sistemet që janë ende në përdorim sot.
Makina
Nuk ju ka bërë ende përshtypje? Po për faktin se Leonardo ishte i pari që eksperimentoi me makinën? Karroca vetëlëvizëse, me sa duket e projektuar për përdorim teatral, ishte projektuar për të lëvizur pa u shtyrë. Mundësuar nga susta spirale, ai kishte gjithashtu sisteme frenimi dhe drejtimi të para-programuara.
Anemometri
Në lidhje me studimet e tij mbi fluturimin, Leonardo konceptoi një projekt të ri për një anemometër. Bwhet fjalw pwr një pajisje që mat shpejtësinë e erës. Përshtatur nga një dizajn origjinal nga Leon Batista, shtesat e Leonardos e bënë pajisjen shumë më të saktë. Duke i bërë gjithmonë gjërat me stil, anemometri i Leonardos është gjithashtu një gjë e bukur për t’u parë.
Top me 33 tyta (armë automatike)
Leonardo Da Vinçi ishte shumë i shqetësuar për mangësitë e armëve bashkëkohore. Ai ishte i frustruar veçanërisht nga intervali kohor ndërmjet një gjuajtjeje topi dhe tjetrës, i shkaktuar nga nevoja për të ringarkuar. Leonardo krijoi një top me shumë tyta që mund të rrotullohej për të gjuajtur një linjë topash. Ndwrsa një tjetër mbushej – një paraardhës i hershëm i mitralozit modern.
Helikopteri
Vidhosja spirale e sipërme, e konceptuar nga Leonardo Da Vinçi në 1493, përbëhej nga një vidë rrotulluese, e krijuar për të ngjeshur ajrin për të nxitur fluturimin: një mekanizëm i ngjashëm me atë të përdorur në helikopterët bashkëkohorë. Projekti i Leonardos vlerësohet gjerësisht si makina vertikale e fluturimit.
Ura që lëkundej
Ura e lëkundur e Leonardo Da Vinçit nuk ishte vetëm një mrekulli inxhinierike dhe një risi e madhe në fushën e luftës, por edhe një shembull kurioz i hershëm i dizajnit të sheshtë. E projektuar në vitet 1480 për Dukën Sforza, ura i lejoi trupat të kalonin lumenjtë shpejt dhe mund të paketohej dhe transportohej lehtësisht për ripërdorim diku tjetër.
Parashuta
Megjithëse parashuta e parë shpesh i atribuohet francezit Sebastian Lenormand në 1783, janë gjetur prova që tregojnë se Leonardo ishte i pari. Një nga skicat e tij shoqërohet me shënimin: “Nëse një njeri ka një perde prej liri, hapjet e së cilës janë mbyllur të gjitha, dhe është dymbëdhjetë metra e gjerë dhe dymbëdhjetë e thellë, ai do të jetë në gjendje të hidhet poshtë nga çdo lartësi e madhe pa pësuar ndonjë dëm”.
Kalorësi robotik (roboti)
Shumë pak nga projektet e Leonardos kanë ardhur në ndërtim. Ka prova që roboti, megjithatë, e bëri. Ajo u ekspozua në oborrin e Milanos në 1495.
Kalorësi Robotik ishte një shembull i hershëm i automatizmit humanoid, i komanduar nga një seri rrotullash dhe levash që imitonin vëzhgimet anatomike të Leonardos për strukturën e muskujve të njeriut.
Marrë nga Libreriamo, përshtati në shqip Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



