Lojëra me Dore

Stefanos Tsitsipas sërish princ, dopietë historike në Montekarlo për grekun

Gazeta Si – Ëndrra e Alejandro Davidovich Fokina është përplasur me realitetin solid të Stefanos Tsitsipas, i cili ka fituar 6-3 dhe 7-6 në finalen e Montekarlo. Greku ka imponuar ligjin e tij sërish në tapetin e kuq të Principatës, duke konfirmuar titullin e 2021-shit dhe duke regjistruar një arritje që u takon vetëm të mëdhenjve. Njërit mbi të gjithë, Rafa Nadalit, i fundit që ka fituar tre tituj radhazi në ‘Country Club’ mes 2016-ës dhe 2018-ës.

Është shuar ndërkohë ëndrra e numrit 27 në botë (e nisi turneun si numri 46) për t’u bërë lojtari i tretë në histori që do të fitonte një Masters 1000 si titullin e parë në karrierë. Davidovich Fokina gjithsesi mund të ngushëllohet me faktin se ka fituar 19 pozicione në renditje. Po ashtu, spanjolli ka një fitore ndaj numrit 1 në botë dhe tashmë është i ndërgjegjshëm se ka mundësi të mëdha për t’u përmirësuar.

Tsitsipas gjate ndeshjes finale. Gazeta Si, 17 prill 2022

Davidovich Fokina shkoi në 2-1 pas 10 minutash lojë. Flamuri spanjoll valvitej në tribuna dhe këmbët e tij filluan të dridhen, siç ndodhi në gjysmëfinale ndan Dimitrov. Greku reagoi mirë dhe kaloi përpara, duke shtuar presionin te kundërshtari. Numri 5 në botë fitoi një ‘break’ vendimtar në gejmin e 7-të dhe pas 28 minutash shërbeu për setin e parë.

Edhe seti i dytë nisi në favor të Tsitsipas dhe më pas u një autostradë për të në çdo aspekt. Por Davidovich pati një moment të mirë, falë edhe mbështetjes së publikut, që kërkonte luftë dhe spektakël. Greku reagoi sërish dhe në rezultatin 4-4 pati dy topa ‘break’ me aromën e ‘match point’, por ai i dha mundësinë spanjollit për të shkuar në 6-5. Tsitsipas nuk deshi të shkonte në setin e tretë dhe anuloi një ‘match point’ e pastaj e mbylli 7-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë