Motosport

Kulthard ngre në qiell Leklerk: Është superior, më kujton Shumakerin!

Gazeta Si – Jo vetëm fitues, por edhe dominues. Botërori 2022 ka si protagonist të padiskutuar francezin e Ferrarit, Sharl Leklerk, me 2 fitore në 3 garat e para. Ai ka 34 pikë avantazh ndaj Xhorxh Rasëll në klasifikim dhe rivalët kanë arsye pse të shqetësohen.

Ky dominim i Leklerk, sipas David Kulthard, ish-pilot i Ferrarit, kujton të madhin Mikael Shumaker në ciklin fitues 2000-2004. Skocezi ishte në pistë, kur gjermani i Ferrarit përjetonte momentin më të mirë të karrierës dhe e di mirë se çfarë do të thotë të garosh ndaj një ‘kanibali’.

Sharl Leklerk. Gazeta Si, 16 prill 2022

Këto ndjenja ai po i përjeton sërish, teksa sheh paraqitjen e Leklerk. Për televizionin anglez “Channel 4”, Kulthard është shprehur: “Më ngjall shumë emocione paraqitja e Sharl Leklerk, në këtë moment po tregon një superioritet që më kujton Shumakerin. Leklerk po dominon pikërisht siç bënte Mikael. Nuk ëhstë vetëm një pilot në një formë shumë të mirë, por edhe një djalë shumë i zoti”.

Elozhet e Kulthard në fakt i drejtohen gjithë skuderisë italiane, që është e aftë për të prezantuar një makinë të pakapshme. Kampioni i botës në vitin 2001 beson shumë se Leklerk dhe Ferrari do të fitojnë titullin këtë sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë