WhatsApp ka njoftuar se do të prezantojë një veçori të re, të quajtur Communities që ka si qëllim të grupojë grupe të ngjashme interesi.
Një komunitet është në thelb një koleksion grupesh. Përdoruesit mund të krijojnë një komunitet duke shtuar grupe me një temë të ngjashme.
Personat që e administrojnë komunitetin do të mund të menaxhojnë edhe grupet dhe t’u dërgojnë mesazhe të gjithë grupeve në të njëjtën kohë.

Kompania gjithashtu do të zvogëlojë aftësinë për të dërguar mesazhe në grup më shumë se pesë herë në të njëjtën kohë, si një përpjekje për të reduktuar përhapjen e keqinformimeve brenda grupeve të komunitetit.
Ky opsion do të prezantohet këtë javë në një grup të zgjedhur përdoruesish dhe më pas do të jetë i disponueshëm edhe për të tjerët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



