Motosport

Leklerk fantastik! Niset i pari në garën e Melburnit, para dy makinave Red Bull

Gazeta Si – Me një performancë të jashtëzakonshme, në sekondën e fundit Sharl Leklerk ka arritur ‘pole position’ e dytë sezonal dhe do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë. Ai ka mundur me 286 të mijëtat kampionin në fuqi, Maks Vershtapen.

Nga rreshti i dytë do të nisin Serxhio Perez me makinën e dytë Red Bull dhe Lando Norris, brilant me MekLarenin e tij. Pastaj vijnë Mercedesët e Ljuis Hemiltonit dhe Xhorxh Rasëllit. Flamuri i kuq për shkak të daljes nga pista të Fernando Alonsos nuk e lejoi Karlos Sainz të bënte më mirë se vendi i 9-të.

Në fund të një sesioni provash zyrtare, që u ndërpre dy herë nga flamuri i kuq, Leklerk dhe Ferrari kanë siguruar vendin e parë në nisje të garës së Albert Park në Melburn. Në momentin vendimtar piloti francez gjeti të mijëtat e nevojshme (286) për të lënë pas Vershtapenin dhe Perezin, çiftin e Red Bull-it, që i ka të gjitha mundësitë për t’i vënë ‘shkopinj nën rrota’.

Leklerk do të jetë i vetëm përpara, duke parë që shoku i skuadrës, Sainz, zuri vendin e 9-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë