Teknologji dhe Inovacion

“Ke vetëm 2 minuta për të postuar një foto”… Harrojini TikTok e Instagram, të rinjtë tani kanë një aplikacion të ri

Një aplikacion i ri i mediave sociale po fiton popullaritet kudo në botë. Ky aplikacion ka një të veçantë: BeReal ju jep vetëm dy minuta për të postuar një foto.

BeReal po tërheq vëmendjen sepse ndërveprimet janë të rastësishme dhe të shpejta. Aplikacioni çdo ditë zgjedh një kohë të ndryshme për t’u bërë të ditur përdoruesve që të ndajnë një foto brenda dy minutave.

Instagram dhe TikTok po përballen vazhdimisht me konkurrencë shtesë pasi të rinjtë po kërkojnë përvoja të ndryshme të mediave sociale, veçanërisht ndërveprime më joformale.

Alexis Barreyat dhe Kévin Perreau, sipërmarrës francezë, lançuan aplikacionin për të tërhequr një audiencë të ndryshme. Ndryshe nga Instagrami, ju nuk mund të modifikoni imazhe ose të rregulloni faqen e tyre.

BeReal i lejon njerëzit të postojnë foto më vonë nëse humbasin sinjalizimin, por ato foto shënohen se janë ngarkuar me vonesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë