Gazeta Si – Sharl Leklerk dhe Maks Vershtapen, me sa duket, do të jenë protagonistë edhe në garën e tretë të Botëorit 2022, në Çmimin e Madh të Australisë. Piloti i Ferrarit ka regjistruar kohën më të mirë në provat e lira në Melburn, me 245 të mijëtat më mirë se kampioni i botës dhe 398 të mijëtat më mirë se shoku i skuadrës, Karlos Sainz.
Në vend të 4-t gjatë këtyre provave u rendit Fernando Alonso me Alpine (+0.559), kurse i pesti Serxhio Perez. Mercedesi vazhdon të mos tregojë një formë të mirë: në vend të 11-të Xhorxh Rasëll dhe në vend të 13-të Ljuis Hemilton.

Ferrari duket se po përjeton një moment shumë të mirë në këtë fillim sezoni. Prova e forcës është ajo që Leklerk dhe Sainz kanë treguar edhe në asfaltin e Melburnit, ku Formula 1 kthehet pas 3 vitesh. Francezi e mbylli në krye dhe vetëm Vershtapen ishte ai që prishi dopietën e Ferrarit në rreshtin e parë.
Pas treshes së parë, Fernando Alonso ia doli të kapte një vend të 4-t, para Perezit dhe shokut të skuadrës Okon. Alpine synon pikë në tokën e pilotit rezervë, Oskar Piastrit premtues. Në pjesën e dytë të ‘top ten’ ka bërë më mirë MekLaren: vendi i 8-të për Lando Norris dhe i 10-ti për Daniel Riçardo. Dy makinat e tyre ndahen nga Pierr Gasli, Valteri Botas me Alfa Romeo ka zënë vendin e 7-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




