Lajme

Mbyllja e basteve dhe kazinove, Veliaj: Vendimi më fisnik

Kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka mbështetur vendimin e qeverisë për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove elektronike.

Sipas tij është një nga vendimet më fisnike e më të guximshme të qeverisë Rama, pasi kjo e mirë shkon në dobi të familjeve shqiptare.

“Qeverisja e @ediramaal i ka sjellë shumë të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 e @BashkiaTiranë pa baste”, shkruan Veliaj në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë