Bota

Ursula von der Leyen, të premten në Kiev, takim me Zelenskyn, ndërsa rritet shqetësimi për Budapestin

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të zhvillojë të premten një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev, njoftoi sekretari i shtypit i presidentitm Sergei Nikiforov sipas raportimeve të Ukrinform.

Të martën, Brukseli konfirmoi se presidentja e komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Josep Borrell do të shkonin në Kiev këtë javë për të takuar Zelensky.

Ndërkohë, Kievi akuzoi Hungarinë se “po ndihmon Putinin” në luftën kundër Ukrainës, një ditë pas deklaratave të Viktor Orban, i cili tha se ishte gati të blinte gazin rus në rubla, ndryshe nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Budapesti ka ndërmarrë hapin tjetër: të ndihmojë Putinin të vazhdojë agresionin e tij kundër Ukrainës,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke deklaruar se Hungaria po “shkatërron unitetin e Ukrainës në BE” me këtë deklarate


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë