Gazeta Si – Los Anxheles Lejkërs mbeten jashtë Play off-it dhe ky është një dështim i madh, një falimentim për këtë emër të madh të basketbollit amerikan. Verdikti është i bujshëm, por deri diku i pritshëm, pasi vjen pas humbjes së 7-të radhazi, këtë herë ndaj Feniks.
San Antonio ka përfituar për të fituar të drejtën për të shkuar në ‘Play-In’ në perëndim. Edhe Denveri i afrohet Play off-it, pavarësisht ndalesës në fushën e vet ndaj Spërs.

Lejkërsat, pa LeBron Xhejms, u mundën 121-110 nga Feniks dhe janë eliminuar zyrtarisht nga gara për ‘Play-In’. Nuk ka Play off për këtë sezon dhe kjo është hera e parë në karrierë për Lebron Xhejms, i cili nuk luajti në Arizona. Lejkërsat e nisën sezonin si favoritë, por në mënyrë paradoksale tani kanë ngritur flamurin e bardhë përballë Suns, që ditën të fitonin statusin e skuadrës për t’u mundur.
Trajneri Uilliams nuk i la pushim titullarët dhe Buker nuk toleroi aspak, por shënoi 32 pikë. Feniks nuk u ndikua as nga 28 pikët e Uestbruk, që po luan ndeshjet e fundit me Lejkërsat, pas një sezoni shumë të dobët personal dhe si skuadër. Megjithatë, ai ishte i fundit që u dorëzua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



