Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat po mbajnë rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.
E Diel data 03 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/10°C
Zona e ulët 5/14°C
Zona bregdetare 8/15°C
Kosova, e Diel data 03 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10 -12°C .
E Hënë data 04 Prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të pakta në zonën qëndrore dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/11°C
Zona e ulët 6/16°C
Zona bregdetare 8/15°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




