Shenjtëria juaj, a po shqyrtoni një ftesë për të shkuar në Kiev? “Po, është në tryezë” Papa Françesku, në fluturimin që e çoi në Maltë mëngjesin e të shtunës, iu përgjigj kështu një gazetari që e pyeti për ftesën që presidenti ukrainas Zelensky i kishte bërë më 22 mars.
Ndërkohë, Kryqi i Kuq po përpiqet të evakuojë civilët nga Mariupol, ku 160,000 njerëz pritet të jenë të bllokuar. “Skuadra jonë lëviz këtë mëngjes nga Zaporizhzhia në Mariupol. Për momentin nuk jam në gjendje të jap më shumë informacion”, tha një zëdhënës i cituar nga BBC. Dje Kryqi i Kuq kishte bërë të ditur se ishte dashur të braktiste planet për dërgimin e 54 autobusëve dhe shumë makinave në qytet për shkak se garancitë e sigurisë për kolonën nuk kishin ardhur dhe për këtë arsye ishte tërhequr në qytetin e Zaporizhzhisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.