Lojëra me Dore

Naomi Osaka thyen tabunë Bençiç dhe shkon në finale të turneut të Mejemit

Gazeta Si – Naomi Osaka është kthyer. Pasi kaloi edhe krizën e fundit emotive dhe një vit pas finales së fundit të “Australian Open”, ku fitoi, japonezja ka shkuar sërish në aktin e fundit të një eventi.

“Jam gati duke qarë”, – tha Osaka menjëherë pas gjysmëfinales ndaj Belinda Bençiç. Ajo fitoi me përmbysje ndaj “maces së zezë” Bençiç, 4-6, 6-3 dhe 6-4. “E dija që duhej të luftoja për çdo pikë dhe në një farë mënyre ia arrita qëllimit”, – ka shtuar më tej Naomi, e cila nuk fitonte ndaj zviceranes që prej vitit 2013.

Naomi Osaka. Gazeta Si, 1 prill 2022

Osaka shkon për herë të parë në finale të turneut të Majemit, – është finalja e parë Wta 1000 që nga Sinsinnati 2020, – ku do të ndeshet me Shvjatek, e cila mundi Pegulan në gjysmëfinalen tjetër të turneut.

Te meshkujt vazhdon paraqitja e mirë e spanjollit Alkaraz, i cili ka eliminuar edhe Kecmanoviç dhe në gjysmëfinale do të ndeshet me Hurkacz. Danil Medvedev është eliminuar sërish në gjysmëfinale dhe numri 1 mbetet sërish i Novak Gjokoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë