Motosport

Maks Vershtapen rikthehet si kampion, fiton duelin epik me Leklerk në Jedah

Gazeta Si – Kampioni i botës, Maks Vershtapen, ka triumfuar në pistën e Jedah, në garën e dytë të Botërorit 2022. Ka qenë një garë shumë e fortë mes tij dhe Leklerk të Ferrarit, me holandezin që e parakaloi tri xhiro para fundit për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podit.

Vershtapen arrin fitoren e parë sezonale në fund të një dueli shumë të luftuar me francezin Sharl Leklerk, duel që zgjati gjatë gjithë garës dhe që kulmoi në 5 xhirot e fundit.

Në xhiron e 47-të nga 50 në total që ka cirkuiti, kampioni në fuqi ia doli ta parakalonte pilotin e Ferrarit, që nuk mundi të replikonte në fund edhe për shkak të flamurit të verdhë.

Momenti kur Vershtapen parakaloi Leklerk ne xhiron e 47-te. Gazeta Si, 27 mars 2022

Karlos Sainz ka kompletuar podin e garës së Arabisë Saudite, duke lënë pas Serxhio Perez, i cili nuk pati shumë fat gjatë ndalesave në bokse. Xhorxh Rasëll i Mercedesit e mbylli garën në vend të 5-të, ndërsa për Hemilton ka ardhur një tjetër zhgënjim me një vend të 10-të.

Pas dy garish, Botërori udhëhiqet nga Leklerk, i cili ka zënë një vend të parë dhe një vend të dytë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë