Forca e Ligjit në veprim ka arrestuar në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.
FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnjë e Fier, kanë kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.
Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjës.
Janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë dhe është arrestuar në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi.
Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.
Shtetasi i lartpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Aktualisht ai ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.
Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Ky shtetas, më 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik drejt vëllezërve N. M dhe H. M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.