Teknologji dhe Inovacion

Të rinjtë që kanë vetëm TikTok-un burim informacioni janë të ekspozuar ndaj dezinformimit

Përdoruesit e rinj të TikTok janë të ekspozuar ndaj dezinformimit në lidhje me luftën në Ukrainë brenda 40 minutave nga regjistrimi.

Studimi, i publikuar nga grupi i kontrollit të fakteve NewsGuard, zbuloi se përdoruesit e rinj që kërkonin informacione rreth konfliktit, “panë që TikTok sugjeronte video të shumta që përmbanin dezinformata”.

Eksperimenti u krye nga gjashtë analistë të NewsGuard në Zvicër, Gjermani, Itali, Britani të Madhe dhe SHBA, të cilët lëvizën nëpër faqen “For You” (aty ku përdoruesi shikon video që i sugjerohen nga TikTok) dhe shikuan të gjitha videot në lidhje me luftën.

“Në fund të eksperimentit 45-minutësh, përdoruesit ishin të mbushur plot me informacione të sakta dhe të rreme në lidhje me luftën në Ukrainë, pa asnjë dallim midis dezinformimit dhe burimeve të besueshme”, thuhet në raport.

Një video e rreme e cila ka mbi 3 milion shikime në TikTok supozohet se tregon forcat e armatosura ukrainase duke sulmuar rrugët e Mariupolit.

Shembuj të tjerë të njohur përfshijnë videot e të ashtuquajturit “Fantazma e Kievit”, i cili thuhej se kishte rrëzuar i vetëm gjashtë avionë rusë në fillim të pushtimit.

Kjo është zbuluar se pamjet vinin në të vërtetë nga videoloja “Digital Combat Simulator (DCS) World”.

Si përgjigje, TikTok tha se eksperimenti “nuk është një tregues i mënyrës së si funksionon aplikacioni”.

“Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi luftës në Ukrainë me burime sigurie ndërsa punojmë për të hequr dezinformimin dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e një eksperience të sigurt në TikTok”.

Ata shtuan se kompania bashkëpunon me organizata të pavarura të kontrollit të fakteve për të siguruar që TikTok të mbetet një “vend i sigurt dhe autentik”.

TikTok tejkaloi Facebook në 2021 duke u bërë aplikacioni i parë jo në pronësi të Meta që ka më shumë se një miliard përdorues mujorë.

Chine Labbe, Menaxher në NewsGuard, tha se mosha e përdoruesve të Tiktok e bën përhapjen e dezinformimit diçka “shumë shqetësuese”.

“Ne e dimë se shumë të rinj kanë vetëm TikTok-un burim informacioni dhe një adoleshent që shikon video që nuk tregojnë realitetin është diçka që duhet të alarmohemi”, tha Labbe.

Burimi: Euronews. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë