Menaxhim

Ministria e Bujqësisë ngre Qendrën e Menaxhimit, urdhër për asgjësimin e pulave të ngordhura

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ngritjen e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Situatës pas konfirmimit të rastit të parë me gripin e shpendëve në vend.

Siç quhet ndryshe, Influenca aviare H5N8, u konfirmua paraditen e 20 marsit, dy ditë pas lajmit se rreth 500 mijë pula kishin ngordhur.

Bashkë me ngritjen e qendrës, Ministria vendosi zbatim të planit të masave mbrojtëse kufizuese, karantinimi i shpendëve dhe kufizimi i perimetrit ku mund të lëvizin shpendët.

Ndërkohë është dhënë urdhër për asgjësimin e pulave të ngordhura.

Ministria po ashtu garanton se produktet në treg janë brenda standardeve, por përsëri duhet bërë kujdes me higjienën dhe gatimin e tyre në temperaturë mbi 70°C.

“Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit njoftojmë konsumatorët se ushqimet me origjinë shpendore në treg janë brenda standardeve të gjurmueshmërisë dhe janë të verifikuara nga inspektorët tanë, të cilët po rivërejnë në terren çdo subjekt tregtues, përpunues mishi shpendësh për një perputhje të plotë të gjurmueshmërisë”, njofton Ministria e Bujqësisë.

Ministria ka konfirmuar ngordhjen e vetëm 200 mijë pulave, por të dhëna nga terreni tregojnë për 500 mijë. Gjithsesi Ministria tha se këto shpendë ka qenë të prekur nga Laringotrakeiti, dy ditë para se të konfirmohej influenca.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë