Lojëra me Dore

Ndalesa e parë e vitit për Nadal, finalja për Fritz. Shviatek triumfon te femrat

Gazeta Si – Ishte Tejlor Fritz ai që rrezikonte të mos zbriste në fushë në finalen Masters 1000 të “Indian Wells”, por i dëmtuari i vërtetë rezultoi Rafael Nadal. Ndalesa e parë e vitit për spanjollin dhe festa e trofeut e gjitha për tenistin kalifornian.

Nadal, i cili gjatë gjysmëfinales ndaj Alkaraz pati probleme fizike, nuk pati forcën e zakonshme në finale dhe u dorëzua pas dy setesh, 6-3 dhe 7-6, duke ndërprerë kështu ecurinë e jashtëzakonshme të pathyeshmërisë në 20 ndeshje. Ai mund të ngushëllohet me rikthimin në podin botëror si numri 3, ndërkohë që dëmtimi i tij shqetëson.

Nadal merr ndihmen e trajnerit gjate finales, ku luajti i demtuar. Gazeta Si, 21 mars 2022

Tejlor Fritz do të preferonte ta ngrinte trofeun pas një beteje të barabartë, por edhe kështu është mirë. Premtimi është mbajtur pikërisht në Masters 1000 në shtëpi, pak orë larg vilës me fushë tenisi, ku ai kapi raketën për herë të parë, në kujdesin e nënës Mei, ish-top 10. Amerika më në fund ka një lojtar të sajin që fiton trofeun e rëndë të “Indian Wells”, 21 vjet pas Andre Agasit.

“Një ëndërr që nuk e imagjinoja se do të ndodhte vërtet, – ka thënë mes lotësh Fritz pas ndeshjes. – Nuk e dija as nëse do të luaja apo jo, kisha dhimbje të forta”.

Shviatek dhe Sakari pas finales. Gazeta Si, 21 mars 2022

Në finalen e femrave ka triumfuar Iga Shviatek, e cila mundi Maria Sakarin. Polakja, vetëm 20 vjeç, ka bërë të vetin titullin e 5-të në karrierë dhe tashmë është numri 2 në botë. Shviatek nuk pati shumë vështirësi në finalen e “Indian Wells” ndaj numri 6 të renditjes botërore, 6-4 dhe 6-1.

Iga premton të jetë ylli i ri i tenisti të femrave. Me Ashlei Barti në Australi, numri 1 në botë por ende jo një personazh, polakja, tifoze e çmendur e Rafael Nadal, konfirmon rritjen konstante dhe kandidon për fronin botëror. Në 5 turne të luajtur në karrierë, ka fituar një Slam dhe 3 Wta 1000 , si dhe 1 titull me 500 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë