Motosport

Triumf i dyfishtë i Ferrarit me Leklerk dhe Sainz. Hemilton i treti në Bahrein

Gazeta Si – Dopietë e Ferrarit në startin e Botërorit 2022 të Formulës 1. Në Çmimin e Madh të Bahreinit ka triumfuar Sharl Leklerk, i cili u nis i pari, ndërsa në vend të dytë doli shoku i tij i skuadrës, Karlos Sainz, që në fund përfitoi nga tërheqja e kampionit Maks Vershtapen për probleme mekanike.

Momenti i nisjes se gares ne Bahrein. Gazeta Si, 20 mars 2022

Ferrari nuk arrinte një sukses të dyfishtë që prej Çmimit të Madh të Singaporit në vitin 2019, kur Fetel dhe Leklerk kalonin finishin të parët. Pasi dueloi fort me francezin, Vershtapen braktisi garën për shkak të problemeve në makinën e tij, kurse Perez doli nga gara në xhiron e parafundit, duke i dhuruar podin Ljuis Hemiltonit. Rasëll zuri vendin e katërt me makinën tjetër Mercedes.

Nisja ishte e bukur, me Vershtapen që tentoi parakalimin, por Leklerk e mbylli dhe ruajti vendin e parë. Hemilton e nisi menjëherë në vend të 4-t, pasi kaloi Perezin, ndërsa Botas humbi 7 vende pas kthesave të para. Pas 6 xhirosh, Leklerk shkoi në 2 sekonda avantazh ndaj kampionit në fuqi.

Pas disa xhirosh me parakalime të shpeshta, në xhiron e 20-të Leklerk fitoi sërish avantazhin ndaj holandezit. Në mes ta garës francezi shkoi në 4 sekonda para Vershtapenit. Hemilton më pas shfaqi potencialin e tij, duke kaluar Gaslin dhe Magnusen. Në xhiron e 46-të hyri në pistë ‘Safety car’, pasi Alfa Tauri i Gaslit mori flakë, por nuk pati asnjë problem për pilotin.

Më pas Vershtapen evidentoi problemet në makinën e tij. Pas rinisjes në xhiron e 51-të, Leklerk e mbajti garën nën kontroll, Vershtapen u tëhoq, ndërsa Hemilton sulmoi Perezin dhe e mbylli garën në vend të tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë