Gazeta Si – Maks Vershtapen, kampioni në fuqi i Formulës 1, do të nisë sot mbrojtjen e titullit kampion bote. Starton në pistën e Sakhirit, në Bahrein, në orën 16:00, Botërori 2022, që vjen me disa risi sa i takon anës taknike dhe me 23 gara në program. Mbetet ende për t’u përcaktuar se ku do të zhvillohet gara e anuluar e Soçit, që iu hoq Rusisë për shkak të luftës.
I pari në këtë garë do të niset francezi i Ferrarit, Sharl Leklerk, i cili regjistroi kohën më të mirë të shtunën, para Maks Vershtaspenit. Skuderia italiane është dukur shumë mirë në provat zyrtare dhe premton një Botëror ndryshe.
Introducing the 2022 season opening titles! 🙌#F1IsBack #F1 pic.twitter.com/qFfWegNKXe
— Formula 1 (@F1) March 17, 2022
Ljuis Hemilton, i cili do të synojë rikthimin te titulli, ka pranuar ditët e fundit se makinat Mercedes kanë disa probleme, që ai shpreson të rregullohen shpejt. Këtë sezon anglezi do të ketë shok skuadre Xhorxh Rasëllin.
Interesant në këtë Botëror është rasti i Kevin Magnusen, pilotit që u thirr nga skuderia Has për të zëvendësuar rusin Nikita Mazepin, me të cilin kjo skuderi prishi kontratën pas nisjes së luftës në Ukrainë. Duket një histori e ngjashme me atë të Danimarkës në futboll në vitin 1992, kur ajo u thirr nga pushimet për të zëvendësuar ish-Jugosllavinë e përjashtuar për shkak të luftës. Magnusen ka befasuar në provat e së shtunës.
Sebastian Fetel, ish-kampion bote, ka humbur garën e pare për shkak të Covid-it.
A new chapter begins #F1IsBack #BahrainGP pic.twitter.com/zOD72m7mh6
— Formula 1 (@F1) March 20, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




