Gazeta Si – Formula 1 është thuajse gati për startin e Botërorit. Maks Vershtapen ka regjistruar kohën më të mirë në provat e lira në Bahrein, por Sharl Leklerk doli vetëm 87 të mijëtat pas tij. Diferencë prej 584 të mijëtat për Sainz nga kampioni i botës, Madrileni u rendit para Xhorxh Rasëll (+0.593), ndërsa Fernando Alonso i pasti me Alpine. Nuk ka dalë ende nga hija Ljuis Hemilton, që zuri vendin e 9-të.
Për momentin duket një garë Vershtapen kundër Ferrarit dhe mbi të gjitha kundër Leklerk. Francezi i mbylli provat 87 të mijëtat pas kampionit në fuqi, kurse Sainz ishte pak më i shkëputur. Vershtapen ka provuar makinën dhe “këmbën” e tij përballë rivalëve.

Ferrari, të paktën pjesërisht, iu përgjigj Red Bull-it, ndërsa Mercedesi më pak. Rasëll në fakt i limitoi disi dëmet, duke e mbyllur në vend të 4-t. Hemilton u rendit në fund të 10-shes më parë mirë, në vend të 9-të, me një diferencë të konsiderueshme nga Vershtapen.
Ka bërë më mirë Valteri Botas, që e kishte filluar fundjavën në fund të klasifikimit në sesionin e parë. Ai e renditi Alfa Romeon në vend të 6-të, 1 sekondë e 15 të mijëtat nga vendi i parë dhe para Red Bull-it të Serxhio Perez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




