Netflix ka injoruar për vite me radhë faktin që shumë njerëz përdorin llogaritë e të tjerëve por kjo duket se do të ndryshojë. Netflix po rishqyrton politikën e tij, një ndryshim që vjen pasi është ulur numri i abonimeve dhe ndërkohë po shtohet prodhimi i serialeve dhe filmave. Pra, Netflix ka nevojë për më shumë para.
Kompania këtë javë njoftoi se po teston një mënyrë për të ndaluar ndarjen e fjalëkalimeve.
Netflix ka qenë për vite jashtëzakonisht i dobët në lidhje me ndarjen e fjalëkalimeve, me shefin e Netflix, Reed Hastings, duke shkuar aq larg sa e quajti atë një “gjë pozitive” në të kaluarën. Ndërsa Netflix teknikisht i ndalon përdoruesit të ndajnë llogaritë “me individë përtej familjes suaj”, kompania ka treguar se njerëzit kanë arritur të shpërndajnë llogaritë edhe jashtë familjes.
Netflix ka shijuar prej kohësh një rritje të madhe të abonentëve, por kohët e fundit, kjo ka filluar të zbehet. Mendohet se Netflix do të lejojë që fjalëkalimi të shpërndahet vetëm midis 2 personave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



