Gazeta Si – Me dy ‘tie-break’, Rafael Nadal ka mundur (7-6, 7-6) Riley Opelka dhe është kualifikuar për në çerekfinale të “Masters 1000” të “Indian Wells”, duke kaluar rekordin e tij sezonal me 18 fitore radhazi.
“Ishte shumë e vështirë, – tha spanjolli pas ndeshjes. – Është një nga kundërshtarët më të fortë të turneut, është e vështirë të kontrollosh shërbimin e tij, besoj se luajta ndeshjen më të mirë të këtij turneu deri tani”. Një fitore me vuajtje për Nadal, i cili ka pohuar se ka probleme me këmbën: “Të jem i sinqertë, në setin e dytë ndjeva dhimbje. E përfundova ndeshjen, por nuk mund të gënjej dhe ta fesh problemin”.

Në çerekfinale Nadal, 3 herë kampion në Kaliforni (2007, 2009 dhe 2013), do të ndeshet me australianin Nik Kirgios.
Karlos Alkaraz është shumë afër përballjes me idhullin e tij në gjysmëfinale. Spanjolli 18-vjeçar mundi francezin Gael Monfils (7-5, 6-1) dhe arriti për herë të parë në një çerekfinale “Masters 1000”. Ai është lojtari më i ri në moshë që shkon në çerekfinale të “BNP Paribas Open” që nga koha e 17-vjeçarit Majkëll Çang në 1989-ën. Për të shkuar në derbin me Nadal, Alkaraz duhet të eliminojë Kameron Norri, i cili fitoi ndaj Bruksbi (6-2, 6-4).
This celebration is here to stay 😛@alcarazcarlos03 #IndianWells pic.twitter.com/9yUeDaaTrM
— Tennis TV (@TennisTV) March 17, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



