Lajme

Facebook sjell pajisjen me kamera vetëm për ambientet e shtëpisë

Facebook ka publikuar pajisjen e re e cila shërben për video thirrje. Kjo pajisje e kompletuar  me kamera dhe me disa karakteristika unike, është e përshtatshme vetëm për ambientet e shtëpisë tuaj. Përmes kësaj  pajisje ju mund të kryeni video-biseda me të afërmit dhe këdo tjetër, kudo ku ndodhet.

Këto pajisje me ekranet me prekje quhen Portal dhe Portal +, kanë funksion të njëjtë - aftësinë për të trajtuar biseda me video, për të dëgjuar muzikë, për të parë fotot dhe për të parë video nga një sërë aplikacionesh të kufizuara - por dallohen nga gjëra të tilla si madhësia e ekranit dhe cilësia e zërit.

Kjo pajisje është prezantuar gjatë ditës së hënë , dhe është një sistem zbulimi i përdoruesit, i cili do të zmadhojë fytyrën e një personi ose do ta ndjek lëvizjet e tij nëpër dhomë.

"Privatësia është shumë, shumë, shumë e rëndësishme," tha Rafa Camargo,  projektues i Portal.

“Nëse nuk i besoni butonit off, pajisja ka një mbulesë të vogël plastike, me të cilën ju mund  ta mbuloni, në kohën që ju nuk e përdorni këtë pajisje.” Shtoi më tej ai

Portali më i vogël, i cili duket i ngjashëm me Echo Show të Amazon.com ka një ekran 10 inç që qëndron horizontalisht. Portali + ka një ekran 15 inç në një stendë që kthehet për të treguar ekranin në mënyrë portrete ose horizontale. Modeli më i vogël kushton 199 dollarë, ndërsa çmimi më i madh është 349 dollarë. Përdoruesit mund të blejnë dy në të njëjtën kohë për një zbritje prej 100 dollarësh, tha Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë