Politike

Deputetët e Rithemelimit kërkojnë interpelancë me Ramën për rritjen e çmimeve

Deputetët demokratë të Komisioni të Rithemelimit kërkojnë interpelancë me Edi Ramën në Kuvend lidhur me rritjen e çmimeve.

Në kërkesën zyrtare, deputetët demokratë, duan të dinë si është gjendja e rezervave të shtetit, për të siguruar mbarëvajtjen e tregut dhe rezervat e naftës si dhe sqarime për paketën e ndihmës nga qeveria për përballimin e krizës

Deputetët kërkojnë që interpelanca të zhvillohet që në seancën e parë të radhës.

Kërkesa është firmosur nga të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë