Gazeta Si – Spanjolli humbi 6-1 setin e dytë të ndeshjes dhe në të tretin ishte në humbje 5-2, por përmbysi gjithçka dhe kaloi me ‘tie break’. Për vitin 2022 kjo është fitorja numër 16 për Rafael Nadal.
Nuk është një përmbysje, që mund të krahasohet me atë ndaj Danil Medvedev në finalen e “Australian Open”, por edhe një herë Rafael Nadal ia ka dalë, kur gjithçka dukej e përfunduar. Ai fitoi si kampion i vërtetë, duke hyrë në mendjen e kundërshtarit dhe duke mos gabuar asgjë, teksa ishte një hap larg humbjes.

Numri 4 në botë mundi Sebastian Kordan në turin e dytë të ‘Indian Wells”, edhe pse u gjend në pozita shumë të vështira. Rafa e refuzoi humbjen, gjeti sërish forca, reagoi dhe i mrekulloi të gjithë, duke e fituar ndeshjen me ‘tie-break’. Për Kordan mbetet shija e hidhur e ‘hakmarrjes’ së munguar ndaj idhullit të tij.
Pas ndeshjes, Rafael Nadal u shpreh: “Isha vërtet me shumë fat so, sepse luajta një nga ndeshjet më të këqija për këtë vit. Më vjen keq për Kordan, sepse nëse ishte dikush që meritonte ta fitonte këtë ndeshje, ishte ai”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



