Motosport

Frikë për Nikolas Latifin në testet e Bahreinit, Uilliamsi i tij merr flakë

Gazeta Si – Probleme serioze për makinën ‘FW44’ të Nikolas Latifit gjatë sesionit të paradites në ditën e dytë të testeve zyrtare në Bahrein. Momente frike për pilotin, por për fat të mirë incidenti kaloi pa pasoja.

Pjesa e pasme e makinës Uilliams u përfshi nga flakët në krahun e majtë të saj, më pas flakët u përhapën edhe në anën tjetër, duke shkaktuar një shpërthim, që është vënë menjëherë nën kontroll, falë ndërhyrjes së shpejtë të punëtorëve të pistës.

Makina e Latifit ne momentin e perfshirjes nga flaket. Gazeta Si, 11 mars 2022

Në prag të nisjes së Botërorit 2022, makinat e Formulës 1 po zhvillojnë testet 3-ditore në Bahrein, pas atyre të pak javëve më parë në Montmelo. Në ditën e parë të testeve të Bahreinit më mirë është paraqitur Gasli, ndërkohë që ka pasur edhe probleme, siç është rasti i Latifit me Uilliams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë