Treg

Gjigandi i naftës, SHELL vazhdon të blejë naftë nga Rusia. Ministri i Ukrainës: A nuk ju vjen era gjak?

Kompania më e madhe e naftës, Shell, ka blerë 100.000 ton naftë nga Rusia dhe ka njoftuar se fitimet nga tregtimi i saj do të shkojnë për Ukrainën.

Kjo është një vlerë rekord e blerë në një kohë kur të gjithë kompanitë botërore po devijojnë tregtinë me Rusinë, por kjo nuk rezultoi shkelje e sanksioneve perëndimore.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     Shell tha në një deklaratë se kishte kryer “bisedime intensive me qeveritë dhe vazhdon të ndjekë udhëzimet e tyre rreth kësaj çështjeje të sigurisë së furnizimit dhe janë shumë të vetëdijshëm se duhet ta kalojmë këtë dilemë me kujdesin maksimal”.

Kompania është përballur me kritika të rënda nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, i cili dëshiron që kompanitë të ndërpresin të gjitha lidhjet e biznesit me Rusinë.

“Një pyetje për Shell-in: a nuk ju vjen era e gjakut ukrainas në naftën ruse?” – tha Kuleba në një postim në Twitter./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë