Reagimet e botës së sportit në lidhje me luftën në Ukrainë janë të shumta. Janë në të shumtën e rasteve qëndrime të publikuara në rrjetet sociale, por ka edhe reagime konkrete për t’u ofruar ndihmë ukrainasve, siç është rasti i ish-numrit 1 të botës në tenis, Novak Gjokoviç.
‘Nole’ ka premtuar se do të ndihmojë financiarisht ish-lojtarin ukrainas, Sergiy Stakhovsky, i cili u është bashkuar trupave ushtarake ukrainase për të luftuar ndaj rusëve.

“Po mendoj për ty dhe shpresoj që gjithçka të qetësohet sa më shpejt. Më thuaj ku mund të të dërgoj ndihma, ndihma financiare dhe të çfarë do lloji tjetër”, – ka shkruar tenisti serb në një bisedë të bërë në WhatsApp dhe të bërë publike nga tenisti ukrainas në Instagram.
Ish-numri 31 i botës u tërhoq në moshën 36-vjeçare, pas ‘Australian Open’ në fillim të këtij viti, para se të kthehej në Kiev për të marrë një ‘detyrë’ të re. Edhe shumë sportistë të tjerë ukrainas kanë bërë të njëjtën gjë, si për shembull, dy herë kampioni olimpik i boksit Vasiliy Lomachenko, apo edhe ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Oleksandr Usyk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



